Real Madrid Club de Fútbol (Shqiptimi spanjisht: [reˈal maˈðɾið ˈkluβ ðe ˈfutβol] Royal Madrid Football Club), zakonisht i njohur si Real Madrid(dhe në Spanjë, në qarqet e futbollit, thjesht si el Madrid), është një klub i futbollit profesional me seli në Madrid, Spanjë. Ai është ekipi më i sukseshëm në futbollin spanjoll, ekipi me i suksesshëm në Ligën e Kampionëve, ka fituar 32 kampionate në spanjë, 19 Kupa të Mbretit, 10Liga e Kampionëve,1 Botëror per Klube 2 UEFA Kupa dhe 3Intercontinental Cup, u votua nga FIFA si e klubi më i suksesshëm i shekullit të XX. Titulli Real do të thotë Mbretëror, një titull i dhënë ngaMbreti i Spanjës.
Futbolli u fut në Madrid nga profesorët dhe studentët e Institución Libre de Enseñanza, së bashku me disa të diplomuar në Oxbridge. Ata së bashku themeluan Football Club Sky në 1897, luanin futboll të dielave në mëngjes në Moncloa. Ky klub pastaj në vitin 1900 u nda në dy klube:New Foot-Ball de Madrid dhe Español Club de Madrid. Español Club de Madrid përsëri u nda në 6 mars 1902, duke rezultuar në formimin eMadrid Football Club. Tre vjet pas themelimit më 1905, Madrid F.C.fitoi kupën e Spanjës pasi në finale e mundi Atletiko Bilbao. Madrid F.C.u bë iniciator i themelimit të Spanish Football Association (federata e futbollit spanjoll) kur më 4 janar 1909, presidenti i klubit Adolfo Meléndez nënshkroi marrëveshje me klubet tjera. Më pas në vitin 1912ekipi zhvendoset në Campo de O'Donnell. Në vitin 1920 klubi e ndryshoi emrin nga Madrid FC në Real Madrid FC, pasi mbreti Alfonso XIII i dha titullin Real dhe e mori përkujdesjen ndaj klub it.
No comments:
Post a Comment