Thursday, June 2, 2016

FC Bayern Munich

Fußball-Club Bayern München e.V., zakonisht i njohur si FC Bayern München (Shqiptimi gjermanisht: ʔɛf ˈt͡seː ˈbaɪ̯ɐn ˈmʏnçən),FC Bayern Munich, oseFC Bayern, është një klub futbollistik gjerman me seli nëMynihBavari. Njihet më mirë si një skuadër profesionale futbolli, e cila luan në Bundesligë, në ligën më të fortë të sistemit futbollistik gjermanë, dhe është klubi gjerman më i suksesshëm në histori, duke fituar 23kampionate dhe 16 kupa.[2].
FC Bayern është themeluar në 1900 nga 11 futbollistë udhëhequr ngaFranz John.[3]. Edhe pse Bayern fitoi kampionatin e parë kombëtar në vitin 1932 [4], klubi nuk u zgjodh për të luajtur në Bundesligë pas krijimit të saj në 1963 [5]. Klubi kishte periudhën e saj të suksesit më të madh në mes të viteve 1970, kur, nën udhëheqjen e kapitenit Franz BeckenbauerBavarezët fituan tre Kupa Europiane rresht (1974–1976). Gjithsej, Bayern ka arritur në 10 finale të Kupës Europiane/UEFA Champions Leagues, dhe së fundmi e kanë fituar në vitin 2013 për herë të pestë në histori dhe si pjesë të Tripletës kontinentale. Bayern gjithashtu ka fituar edhe 1 Kupë UEFA, 1 European Cup Winners' Cup, 1 UEFA Super Cup, 1 FIFA Kupë Bote për Klube dhe 2 Kupa Interkontinentale, duke u bërë një nga skuadrat më të suksesshme europiane. Që nga krijimi i Bundesligës, Bayern ka qënë skuadra dominuese e futbollit gjerman duke fituar 22 tituj dhe 5 tituj nga 10 të fundit. Ata kanë rivalitetin tradicional me TSV 1860 München dhe 1. FC Nuremberg, dhe sigurisht krahasohen edhe me rivalët për titullBorussia Dortmund.
                                                               

No comments:

Post a Comment